Ajo që pritej, prej disa ditësh, tashmë është zyrtare. Karlos Sainz do të vazhdojë të jetë pjesë e Uilliamsit. Piloti spanjoll ka rinovuar kontratën me skuadrën britanike dhe do të vazhdojë të garojë për të në vitet e ardhshme.
Gjithçka tregonte se Sainzi ishte i përqendruar vetëm te Uilliamsi dhe se rinovimi ishte çështje kohe, pas disa javësh takimesh dhe diskutimesh gjatë pushimit veror. Pas konfirmimit se edhe shoku i tij i skuadrës, Aleks Alboni, do të vazhdojë me skuadrën, erdhi edhe lëvizja e radhës në “tabelën” e Uilliamsit.
Sainzi do të mbetet pjesë e skuadrës nga Grouvi përmes një marrëveshjeje shumëvjeçare. Uilliamsi nuk ka specifikuar vitin e përfundimit të kontratës, një praktikë që po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në marrëveshjet e Formula 1. Sainzi është një nga asetet më të rëndësishme të Formula 1 dhe roli i tij tek Uilliamsi do të vazhdojë të jetë ai i liderit të skuadrës.
Piloti spanjoll ishte një nga protagonistët kryesorë të përmirësimit të Uilliamsit në 2025, kur siguroi dy podiume në Çmimet e Mëdha dhe një podium në garën Sprint. “Duhet ta ndryshojmë këtë situatë së bashku. Jam po aq i përkushtuar sa ditën e parë, duke u përpjekur t’i rikthej gjërat aty ku u takojnë dhe dua të vazhdoj të krijoj kujtime së bashku ”, tha Sainz.
