I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuarit ekstradohet

0%

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. Nga policia shtohet se, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

Njoftimi: Ekstradohet nga Kosova për në Spanjë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datën , ka bërë ekstradimin e një shtetasi të huaj nga Republika e Kosovës për në Spanjë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: Bota Sot