Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak

0%

Zyrtarët doganorë, gjatë kontrolleve të automjeteve në hyrje në pikë kalimin kufitar Kullë, kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas i Republikës së Kosovës. Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin. “Ai nuk ka deklaruar ndonjë mall.

Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit. Gjatë kontrollit është gjetur një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper, për të cilën nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat që hyjnë në territorin doganor të Republikës së Kosovës i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe kontrolleve doganore dhe, kur është e zbatueshme, edhe ndalesave dhe kufizimeve që lidhen, ndër të tjera, me sigurinë publike. /Tekegrafi

Burimi: Telegrafi