Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg 35-vjeçarin:

0%

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Argys Kalsin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan. Para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, është shprehur i dyshuari.

Sipas tij, pasi festonte i hidhte poshtë, duke pretenduar se një prej maskave të gjetura nga policia mund të jetë e tillë. /a2cnn

Burimi: Telegrafi