Mbrojtësi i Kombëtares përfundon në radarët e klubit të Serisë A

0%

Ardian Ismajli është kthyer në një objektiv të Udinezes në këtë fazë të merkatos së verës. Klubi friulan po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes pas largimit të Thomas Kristensen drejt Atalantës dhe ka piketuar mbrojtësin shqiptar të Torinos si një nga alternativat kryesore.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, Udineze ka nisur të interesohet konkretisht për Ismajlin dhe pritet të hapë së shpejti bisedimet me Torinon për të vlerësuar mundësinë e transferimit. Mbrojtësi 30-vjeçar, është një futbollist me eksperiencë në Serie A dhe shihet si një përforcim i gatshëm për trajnerin Kosta Runjaic.

Në Torino, megjithatë, situata e tij ka ndryshuar pas afrimeve të fundit të Pietro Komuzos dhe Komert, ndërsa Saul Koko vijon të jetë pjesë e planeve të trajnerit Abate. Për momentin, Ismajli nuk konsiderohet i paprekshëm nga Torino, sidomos nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, largimi i tij nuk është një çështje e thjeshtë, pasi skuadra torineze ka nevojë për alternativa në qendër të mbrojtjes. Nëse transferimi realizohet, Ismajli do të gjente te Udineze një mundësi për të pasur më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Për momentin, tratativa është ende në fazat e para, por mbrojtësi shqiptar është një nga emrat e preferuar të Udinezes për të zëvendësuar Kristensen. 3 skuadra ka provuar Ardian Ismajli deri më tani në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares u transferua fillimisht në vitin 2020 duke firmosur me Specian, para se të kalonte te Empoli e më vonë me Torinon. Më parë, ai ka luajtur në Kroaci.

Burimi: Bota Sot