Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar rifillimin e punimeve në segmentin Lëbushë-Strellc. Ky projekt parasheh zgjerimin e rrugës në 4 korsi. “Ky është një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për Deçanin, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave. Punët po vazhdojnë”, shkruan Ramosaj në njoftim.
Burimi:
Bota Sot
