Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person

0%

MPB Maqedoni njofton se dje (), në orën , në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e privuan nga liria L.М. (62) nga fshati Rusinovë, rrethina e Berovës. “Më parë, ai me automjetin e pasagjerëve „Ford“, të cilin e drejtonte, u përplas në një automjet të parkuar dhe në gardhin e oborrit të një shtëpie.

Gjatë ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,62 promilë alkool në gjak”. “Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi