Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas vendimit të MINTI-t, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.78 euro për litër, duke u shtrenjtuar për një cent krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.49 euro për litër, ndërsa gazi 0.62 euro për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora . Një ditë më parë, çmimi maksimal i naftës ishte 1.77 euro për litër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
