KRM “Çabrati” ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes gjatë hedhjes së mbeturinave, pas rasteve të rrjedhjes së lëngjeve dhe aromave të pakëndshme në disa pjesë të qytetit. Kompania ka sqaruar se një nga shkaqet kryesore të problemit lidhet me hedhjen e mbeturinave në kontejnerë pa u kulluar paraprakisht lëngjet që ato përmbajnë.
Sipas KRM “Çabrati”, kamionët e mbeturinave kanë kapacitet të kufizuar për grumbullimin e këtyre lëngjeve dhe, pas tejkalimit të këtij kapaciteti, mund të shkaktohen rrjedhje gjatë transportit.
Alijaj kritikon gjendjen në KRM “Çabrati”: Ky nuk është modernizim, ky është dështim Situata, sipas kompanisë, rëndohet edhe nga temperaturat e larta, pasi përzierja e mbeturinave me sasi të mëdha lëngjesh shkakton rrjedhje dhe aroma të pakëndshme. KRM “Çabrati” u ka bërë apel qytetarëve që, sa herë është e mundur, t’i kullojnë lëngjet para se mbeturinat të vendosen në kontejnerë.
“Pastrimi dhe mirëmbajtja e qytetit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim.
