Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor një shofer kamioni, i cili dyshohet se ka kontrabanduar migrantë. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , në pikën kufitare në Han të Elezit. Sipas Policisë, gjatë kontrollit është vërejtur se nga rimorkioja e kamionit kanë dalë katër persona të panjohur.
Njëri prej tyre është ndaluar nga Policia, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen. “Viktima mashkull shtetas i huaj dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari”- thuhet në raportin e Policisë. Policia ka bërë të ditur se njësia përkatëse është duke u marrë me rastin.
