Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në fshatin Korminjan i Poshtëm, në komunën e Ranillugut. Rasti është raportuar më , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raport. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa detaje të tjera për rrethanat e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
