Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur 29 mijë e 200 euro në një automjet në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u hetuar nën dyshimin për shpëlarje parash. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , afër liqenit në Vërmicë. “Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M.K..
Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29,200€” – thuhet në raportin e Policisë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente policore. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me personin që po e drejtonte automjetin, origjinën e parave apo nëse ndonjë person është arrestuar.
