Brooklyn Beckham ka bërë një tjetër ndryshim në tatuazhet e tij, duke mbuluar pothuajse tërësisht një dedikim të vjetër për nënën e tij, Victoria Beckham. 27-vjeçari, i cili kohëve të fundit është përfolur për përplasje me familjen e tij, ka treguar në rrjetet sociale ndryshimin e fundit në tatuazhin në pjesën e majtë të barkut.
Brooklyn e kishte tatuazhuar në vitin 2018 shkrimin “djali i mamit”, si dedikim për nënën e tij. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar ai nisi ta mbulonte atë tatuazh. Në një fotografi të re të publikuar në rrjetet sociale, Brooklyn ka treguar se tatuazhi tashmë është transformuar edhe më tej, me një dizajn me lule që mbulon pjesën më të madhe të shkrimit të vjetër.
Tatuazhi i ri besohet se lidhet me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, dhe mund të jetë frymëzuar nga buqeta me lule që ajo mbajti në dasmën e tyre në vitin 2022. Ky nuk është ndryshimi i vetëm që Brooklyn ka bërë në tatuazhet që lidhen me familjen e tij.
Ai ka hequr ose mbuluar edhe disa tatuazhe të tjera, në një periudhë kur marrëdhëniet me familjen Beckham janë përfolur si të tensionuara. Ndryshimi i fundit ka tërhequr vëmendjen e fansave, sidomos për shkak të domethënies që kishte dikur tatuazhi “djali i mamit”, i cili simbolizonte lidhjen e tij të ngushtë me Victoria Beckham. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!