Ekskluzive | Mercedesi me targa gjermane ndalohet pas mesnate në

0%

Një kontroll policor pak minuta pas mesnate në Fushë Kosovë ka rezultuar me gjetjen e një sasie të dyshuar narkotike në një veturë Mercedes me targa gjermane, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës , në një pikë kontrolli të automjeteve te rrethi në Fushë Kosovë, në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia ka ndaluar një Mercedes të zi, në të cilin ndodheshin shoferi dhe dy pasagjerë. Gjatë kontrollit sipërfaqësor të automjetit, zyrtarët policorë kanë hasur në një çantë krahu që i përkiste shoferit. Brenda saj janë gjetur qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme 11.56 gramë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar në këtë rast është Mustafa Berbatovci rreth 31-vjeç. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ndaj të dyshuarit rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com