Një konflikt brenda një familjeje ka përfunduar me nënë e bijë të lënduara, një armë të sekuestruar dhe arrestimin e kryefamiljarit mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës , ndërsa informacioni fillestar për një rast të dyshuar të dhunës në familje është pranuar nga Policia rreth orës .
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në rast janë përfshirë A.I. rreth 55-vjeç, bashkëshortja e tij L. I. rreth 49-vjeç dhe vajza e tyre E. I. rreth 28-vjeç. Bazuar në deklarimin e L. I. para hetuesve, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin, situata dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti e kishte kapur për fyti dhe për duar, duke i shkaktuar lëndime. Në konflikt më pas ka ndërhyrë vajza e çiftit. E. I. ka deklaruar se kishte tentuar t’i ndante prindërit, me qëllim që situata të mos përshkallëzohej më tej. Pikërisht gjatë ndërhyrjes së saj, sipas deklarimeve të viktimave, babai dyshohet se i ka shtyrë të dyja, duke i rrëzuar në tokë.
Si pasojë, si nëna ashtu edhe vajza kanë pësuar lëndime trupore. Por gjatë intervenimit policor është zbuluar edhe një element tjetër i rastit. Kur është pyetur nëse posedonte armë në shtëpi, A. I. ka deklaruar vullnetarisht se posedonte një të tillë dhe ua ka prezantuar zyrtarëve policorë.
Arma është sekuestruar dhe rezulton të jetë pistoletë TT M57, së bashku me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fillimisht në vendngjarje kishin dalë njësitet policore nga Vitia, ndërsa pasi është konstatuar se rasti i takonte territorialisht Ferizajt, procedurat e mëtejshme janë marrë nga njësitet kompetente të këtij stacioni.
Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj A.I. janë iniciuar rastet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me vendim të Prokurorit, 54-vjeçari është ndaluar për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!