Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij dhe gjatë ndërhyrjes lëndime trupore ka pësuar edhe vajza e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më , rreth orës , në një fshat të Ferizajt.
Sipas njoftimit të datës të Policisë, pas pranimit të informatës për një rast të lëndimit trupor, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e përfshirë. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, 55-vjeçari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa pas ndërhyrjes lëndime trupore ka pësuar edhe vajza e tij.
Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe tre fishekë. Palët e përfshira janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit
