Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), më , sërish kanë bllokuar hyrjen e objektit të Qeverisë së Kosovës, si vazhdim i aksionit të tyre në kundërshtim të deputetëve të betuar që vazhdojnë të mbajnë poste ekzekutive nën udhëheqjen e Albin Kurtin. Krahas kësaj, ata po kërkojnë edhe thirrjen e seancës konstituive.
Kësaj radhe atyre u janë bashkuar deputetët e Aleancës dhe disa asamblistë të Komunës së Vushtrrisë. Ganimete Musliu e PDK-së tha se janë për të gjashtën ditë radhazi që t’i kërkojnë Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës që të reflektojë dhe t’i konstituojë institucionet e vendit.
“Albin Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin e mbi të gjitha e ka kap edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – deputetët e saj – të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e Kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve.” – tha Musliu.
“Nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizmin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme: kthimin e kushtetueshmërisë në Kosovë, ligjshmërinë dhe legjitimitetin e shtetit. Kosova ka nevojë sot ma shumë se kurrë që të ketë institucione funksionale, institucione kredibile dhe njerëz të përgjegjshëm që i drejtojnë ato.” – shtoi deputetja e PDK-së.
Musliu paralajmëroi se PDK do të jetë çdo ditë para hyrjes së Qeverisë deri në konstituimin e institucioneve. Time Kadrijaj nga Aleanca tha se po kërkojnë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas saj, e ka qartësuar kohën kur mund të konstituohet Kuvendi e të zgjidhet presidenti i vendit.
“E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e Kuvendit, ta konstituojë në plotëni Kuvendin. Nuk ka më kthim mbrapa. Nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz, edhe ne do të vazhdojmë me protesta, të cilat do të jenë edhe më masive.” – deklaroi Kadrijaj.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të përmes një letre dërguar kryesuesit të kësaj seance, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Në letrën dërguar Deharit, Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së dhe deputete e zgjedhur, kërkon që seanca të vazhdojë më me fillim nga ora .
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë .
