Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten, më 20 gusht, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me peshë mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
