Rregullohet ndriçimi publik në shëtitoren e Liqenit Akumulues në

0%

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është përfunduar rregullimi i ndriçimit publik përgjatë shëtitores së Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e komunës.

Punimet po realizohen nga kompania përgjegjëse, e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa synohet që rrjeti ekzistues i ndriçimit të jetë funksional dhe të intervenohet në mënyrë të shpejtë në rast të defekteve.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka njoftuar se ndërhyrjet do të vazhdojnë aty ku ka nevojë, me qëllim të garantimit të funksionalitetit të ndriçimit publik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi