PDK i kërkon Deharit që sot ta vazhdojë seancën konstituive

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të vazhdojë sot në orën , duke e konsideruar të domosdoshme zhbllokimin e procesit të konstituimit të legjislativit. Kërkesa është bërë nga sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Në shkresën drejtuar Deharit, PDK-ja kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas PDK-së, vonesat në konstituimin e Kuvendit kanë krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, t huhet në kërkesën e PDK-së. Partia opozitare vlerëson se mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit e rëndon edhe më tej situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në shkresë. PDK-ja i është referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se tejkalimi i afatit kushtetues nuk e eliminon detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, theksohet në kërkesën e PDK-së.

Burimi: Bota Sot