PDK sërish me aksion para Qeverisë, i bashkohet edhe Aleanca –

0%

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sërish janë mbledhur sot në orët e mëngjesit para Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në aksionin e së enjtes të pranishëm janë edhe deputetë të Aleancës, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyçi.

“Edhe sot, bashkë me asamblistë dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë, jemi para Qeverisë me një kërkesë të qartë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake. Të presim sot, në orën , në Kuvend”, thonë nga PDK-ja.

Aksioni i PDK-së po vazhdon që disa ditë, gjersa po kërkojnë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti të jetë në Kuvend dhe të thirret seanca konstituive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi