Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti nesër do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 33°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
