Pelegrinazhi në malin e Tomorit, ja akset ku do ndalohet qarkullimi

0%

Policia e Beratit ka vendosur një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në malin e Tomorit, që zhvillohet deri më 25 gusht. Sipas DVP Berat, në të gjitha akset që lidhin qytetin me malin e Tomorit do të ketë shërbime të shtuara policore, me fokus sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e rendit publik.

Policia ka përcaktuar itineraret për ngjitjen drejt Teqesë së Kulmakut dhe rrugët alternative për kthimin nga mali i Tomorit. Gjatë periudhës së pelegrinazhit, nga ora deri në , do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në disa akse të qarkut Berat.

Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut, Policia ka përcaktuar itinerarin: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, për kthimin nga mali i Tomorit janë përcaktuar dy itinerare, përmes Bargullazit dhe Pronovikut, ose përmes Novajt dhe Bogovës, të dyja në drejtim të Poliçanit, Uznovës dhe më pas rrugës “Antipatrea”.

Gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit, nga ora deri në , do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në disa akse, përfshirë Vlashuk-Kuçovë–Berat, Ura e Kuçit–Dimal–Berat, Berat–Mali i Tomorit dhe Berat–Çorovodë. Ndërkohë, autobusët, furgonët me mbi tetë persona dhe minibusët nuk do të lejohen në aksin Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorit.

Burimi: Bota Sot