Kaçanik, të dyshuarit i konfiskohet pistoleta dhe 12 fishekë

0%

Policia në Kaçanik i ka konfiskuar një armë zjarri, pistoletë, dhe 12 fishekë të dyshuarit, B.G. Sipas njoftimit, më , rreth orës , zyrtarët policorë e kanë vërejtur 45-vjeçarin duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik. Më pas i kanë gjetur armën dhe municionin.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.” – njofton Policia.

Burimi: Kallxo