Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Nuno Mendes, do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të kampionatit francez, pasi Komisioni Disiplinor i LFP-së e ka pezulluar për tri takime. Portugezi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të të ndeshjes së Superkupës së Francës, ku PSG-ja u mposht 1-0 nga Lens.
Mendes goditi me bërryl Michał Skoras pranë vijës së mesfushës, duke e detyruar gjyqtarin ta nxirrte nga loja. Dënimi nënkupton se 24-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Luis Enriques për përballjen e parë të PSG-së në Ligue 1 ndaj Rennesit, që do të luhet në “Roazhon Park”.
Ai do të mungojë gjithashtu ndaj Lilles dhe Monacos, duke i krijuar një telash të hershëm trajnerit spanjoll në startin e sezonit të ri. Në të njëjtën mbledhje disiplinore, edhe futbollisti i Lensit, Kyllian Antonio, u dënua me dy ndeshje pezullim. Ai mori karton të kuq në minutën e 39-të pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Maghnes Akliouche. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
