Një artikull në mediet francaze ringjalli këto ditë idenë e krijimit të Shtetit të Bektashinjve në Tiranë. Kam përshtypjen se ai artikull duhet të jetë i sponsorizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e medieve dhe e opinionit publik nga protesta më shumë se tetëdhjetëditore kundër akteve për zhbërjen e Shqipërisë nga ana e tij.
Mbi 80 ditë rinia shqiptare është në Bulevardin Dëshmorët e Kombit e në sheshin Skënderbej të Tiranës, po ashtu në rrugët e tjera të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama. Një zhvillim të tillë nuk e kishte parashikuar vetë kryeministri. Ai ka bërë gjithçka që ta shuajë këtë protestë.
Fakti që ajo rezistoi edhe në kohën më të vështirë të vitit, në muajt korrik-gusht, do të thotë se protesta dhe protestuesit janë të pathyeshëm, të pamaniplueshëm dhe të vendosur deri në fitore, pra deri në largimin e Edi Ramës nga zyra e kreut të qeverisë. Kjo po e trondit autokratin shqiptar të këtyre 13 viteve në qeverisje.
Logjikisht duhet besuar se kemi të bëjmë me një provokim të opinionit. Sepse themelimi i Shtetit të Bektashinjve do të duhej të kishte bekimin e 2/3 të parlamentit të Shqipërisë, e cila ka tagër të ndryshojë kusjtetutën dhe të autorizojë përgatitjet për themelimin e këtij shteti surrogato.
Edi Rama e pati elaboruar idenënë fjalë para zgjedhjeve të vitit 2021, madje edhe në një fjalim të tijin në shtator 2020 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Po përgatiste kështu projektin për bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, me qëllim që të bënte ndryshimet kushtetuese. Por Foltorja e rrënoi shpresën për një koalicion të tillë.
Për pasojë Rama nuk kishte asnjë shans që të siguronte 94 vota në parlament për ndryshimet kushtetuese. Artikulli i fundit njofton se kanë filluar përgatitjet për të prodhuar pasaportat e para të Shtetit të Bektashinjve dhe se eshte miratuar edhe monedha e këtij shteti.
Simbolet e tjera, si flamuri, stema, hymni etj, thuhet se kanë qenë të strukturuara para disa vitesh përmes një ekspertize të cilën e ka porositur dhe paguar qeveria shqiptare, përkatësisht kryeministri Rama, sepse tashmë dihet se Shqipëria nuk ka qeveri, ka vetëm një kryeministër.
Madje nuk ka as parlament, president, gjykata të pavaruara, sepse të gjitha rolet dhe pushtetet i përkasin vetëm atij, Padishahut të “Madhërishëm”!
Po derisa kushtetuta ndalon çdo veprimtari për sesecion në Republikën e Shqipërisë dhe nëse ndodh kjo veprimtari autorët dënohen për akt i lartë tradhtie të lartë, atëherë pse SPAK dhe drejtësia shqiptare do të fuhej të kishin lëvizur për hetime dhe ndëshkime?
Ku është parë që një komunitet i caktuar besimtarësh të kërkojë shtetin e tij brenda një shteti e të prodhojë pasaporta dhe simbolet të tjera, ndërkohë drejtësia të heshtë e të mos veprojë?! Shteti i Bektashinjve i ideuar nga këshilltarë të jashtëm të Edi Ramës dhe i promovuar nga ky i fundit është akt armiqësor dhe thellësisht i rrezikshëm për unitetin kombëtar të Shqipërisë.
Nga pikëpamja historike ky lloj shteti është krejt i paarsyetuar. Kryegjyshata e Bektashinjve ka filluar të ndërtohet në Tiranë në vitin 1930 dhe ka përfunduar në vitin 1941, pasiqë Qemal Ataturku e kishte mbyllur atë në Turqi në vitin 1925.
Bektashitë janë përfaqësuar në këtë kryegjyshatë nga viti 1941 deri në vitin 1967 dhe më ata u rikthyen si të gjitha besimet e tjera fetare në Shqipëri. Një historik kaq i shkurtër nuk justifikon pretendimet për një shtet të bektashinjve. Që do të thotë se arsyet e kësaj ideje dhe nisme të Edi Ramës janë politike.
Juridikisht gjithashtu është e pamundur, sepse territori mbi të cilin pretendohet ngritja e këtij shteti pervers i takon shtetit shqiptar, pra Republikës së Shqipërisë. Ndërsa pasojat e formimit të një sheti bektashinj në Tiranë do të ishin katastrofike edhe për vetë ekzistencën e Shqipërisë.
Ndoshta, unë them me siguri, se Edi Rama e nxit dhe mbështet një ide të tillë për ta çuar Shqipërinë drejt një konflikti fetar deri në dhunë të armatosur. Ata që drejtojnë Ramën në axhendën ndërkombëtare kanë shumë interes që të formohet ky lloj shteti edhe me çmimin ose koston e shkatërrimit përfundimtar të territorit shqiptar.
Sepse një shtet i bektashinjve do të shërbente si strehë e parave të pista dhe grupve kriminale. Këto janë dy elementët e zhbërjes së Shqipërisë. Fshehja e parave të krimit dhe bashkë me ta edhe e autorëve të këtij krimi mafioz.
Shteti i Bektashinjve do të ishte një oaz i mrekullueshëm dhe i maskuar me besimin bektashi për të realizuar objektivat kriminale të Edi Ramës dhe atyre që qëndrojnë pas tij në Shqipëri. *Para shekullarizimit të Turqisë në vitin 1925, Kompleksi Haxhi Bektash Veli në Haxhibektash, Turqi ishte shtëpia e pir evit (turqisht “shtëpia e pirit “) e Haxhi Bektash Veliut, e cila shërbente si selia ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi.
Ndalimi i Ataturkut në vitin 1925 për të gjitha urdhrat e dervishëve shkaktoi eksodin e Urdhrit Bektashi në Shqipëri në vitin 1925 dhe kompleksi u mbyll për përdorim fetar.
Si rezultat, selia administrative e Urdhrit Bektashi u zhvendos në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1930.[3] Në vitin 1930, shqiptari Sali Njazi, Dedebaba i Parë i Urdhrit Bektashi, themeloi Selinë Botërore të Lëvizjes Bektashiane (Kryegjyshatën) në Tiranë.
Sali Njazi kishte planifikuar fillimisht ngritjen e selisë në Melçan të Korçës (që kishte shërbyer si selia e parë de facto e komunitetit shqiptar bektashi gjatë viteve 1920), por më në fund vendosi ta ndërtonte në Tiranë.[4] Ndërtimi i selisë përfundoi në vitin 1941 gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.[3] Selia u mbyll në vitin 1967, kur diktatori komunist Enver Hoxha mbylli të gjitha organizatat fetare.
Në Nëntorin e Vitit 1990, në Tiranë u krijua një komision i përkohshëm për ringjalljen e Komunitetit Bektashi. Që nga ai vit, komuniteti i ri ka punuar shumë për të ringjallur traditat e bektashizmit në Shqipëri. Selia Botërore në Tiranë u rihap zyrtarisht më në Ditën e Sulltan Nevruzit.[5]
