Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në sport, me fokus në shkëmbimin e sportistëve, përvojave dhe mundësive të reja në disiplina të ndryshme.
Palët diskutuan gjithashtu për bashkëpunim në fushën e rinisë, ekonomisë dhe infrastrukturës sportive, me synimin që të krijohen mundësi konkrete për të rinjtë dhe sportistët.
Takimi vjen si vazhdim i bashkëpunimit të nisur gjatë vizitës së ministrit Gashani në Izmir në muajin maj, ndërsa palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Kosovës dhe Turqisë përmes sportit dhe projekteve të përbashkëta.
