Publicistja Elida Buçpapaj e ka cilësuar si një “sinjal domethënës” vizitën e senatores republikane amerikane Joni Ernst në Kosovë, duke vënë theksin te takimet që ajo zhvilloi gjatë qëndrimit në vend.
Në një reagim në Facebook, Buçpapaj nënvizon se Ernst u takua me krerët kryesorë të institucioneve të Kosovës, ndërsa nuk zhvilloi takime me përfaqësuesit e opozitës apo me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell “Bota sot”. Sipas publicistes, kjo përbën një mesazh që, siç shprehet ajo, duhet “kapur” nga ata që kanë veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë.
Postimi i plotë: Senatorja Republikane Joni Ernst nuk u takua me opozitën dhe as me presidenten e gjashtë – sinjal domethënës! Javën që shkoi Republikën e Kosovës e vizitoi Senatorja Republikane Joni Ernst, e cila kreu një vizitë të suksesëshme dhe domethënëse.
Ajo u takua me krerët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Bondsteel etj, por jo me krerët e opozitës dhe as me ish presidenten, dmth nuk u taku as me presidenten e gjashtë! Sinjale të qarta kush ka shqisa me i kaplu, dmth veshë me nigju, sy me pa dhe tru me mendu!
