Nuk ka dëmtime neurologjike

0%

Pas frikës së madhe, vijnë lajme të mira për Yael Trepy-n, sulmues francez i Cagliari-t, i lindur në vitin 2006, i cili u shtrua me urgjencë të dielën pas një episodi rreziku për mbytje. Gjendja e 20-vjeçarit është përmirësuar dhe mjekët kanë konfirmuar se nuk ka shfaqur probleme neurologjike.

Lajmin e bëri të ditur Stefania Milia, drejtoreshë e Terapisë Intensive të Urgjencës në spitalin Santissima Annunziata të Sassarit. “Kemi mundur ta zgjojmë dhe nuk kemi konstatuar problematika neurologjike. Yael Trepy merr frymë mirë.

Për momentin duhet të monitorohet dhe gradualisht mund të ndërtojmë një proces që do ta nxjerrë nga terapia intensive”, deklaroi Milia gjatë një konference për shtypin. Ajo shtoi se, nëse gjendja vazhdon të përmirësohet, qëndrimi i Trepy-t në spital nuk pritet të jetë i gjatë. Mjekja tregoi edhe një detaj domethënës nga momenti kur futbollisti u zgjua: “Çfarë tha sapo u zgjua?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më korrigjoi për shqiptimin e emrit të tij. Nëna e tij hyri rreth një orë pas ekstubimit”. Sipas mjekëve, futbollisti kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme uji, e cila kishte përfunduar në mushkëri. Megjithatë, ekzaminimet nuk zbuluan praninë e alkoolit apo substancave narkotike.

Në konferencë morën pjesë edhe drejtues të spitalit të Sassarit dhe presidenti i Cagliari-t, Tommaso Giulini, i cili falënderoi stafin mjekësor për ndërhyrjen e shpejtë dhe trajtimin e sulmuesit të ri. Për momentin, prioriteti mbetet monitorimi i gjendjes së Trepy-t. Çështja e rikthimit të tij në aktivitetin sportiv do të vlerësohet më vonë nga mjekët specialistë.

Burimi: Bota Sot