“Edi Rama është bërë mbret”, Alimehmeti: Të kufizohet mandati i

0%

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat. I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se Shqipëria duhet të rikthehet te zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke e lidhur këtë me nevojën për ndryshim politik.

“Unë mendoj që nuk ka zgjidhje ky komb ndryshe, përveçse të kthehemi tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe organizimit të lirë dhe të ndershëm”, deklaroi Alimehmeti. Duke folur për qeverisjen e Edi Ramës, ai tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sipas tij, nuk mund të realizohen me Ramën në krye të qeverisë. “Fitoftë më i miri, cilido qoftë ai.

Unë mendoj Partia Demokratike, por mund të jetë parti tjetër. Mund të jetë Partia Socialiste prapë, diçka e rinovuar brenda, që të tregojë një gjë të re nesër, por me kusht që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për të eliminuar korrupsionin, një vatër të vjetër që kemi, ne duhet t’u vëmë kufizim këtyre qeveritarëve tanë, drejtuesve tanë, si është kufizimi në numër mandatesh”, u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, mungesa e një kufizimi të tillë krijon përqendrimin e pushtetit për periudha të gjata. “Përndryshe ne kemi një lloj mbreti.

Pra, është e kotë që ne themi jo zgjedhje, jo e të tjera e të tjera. Në mënyrë të vazhdueshme ne shohim një lloj vetë-zoti Rama ”, deklaroi Alimehmeti.

Burimi: Bota Sot