Londinezët tentojnë dy yjet e Manchester City

0%

Tottenham po punon intensivisht për të siguruar një marrëveshje të dyfishtë për të transferuar Omar Marmoush dhe Savinho nga Manchester City. Lajmi bëhet i ditur nga The Athletic, sipas së cilës ende nuk është e qartë sa i përket detajeve financiare dhe shifrave të mundshme të transferimit.

Londinezët janë interesuar dhe më parë për Savinho dhe shuma e kërkuar nga City kap shifrën e 99 milionë euro. Marmoush që në fillim është konsideruar ndër emrat që duhet të largohen nga skuadra, “Qytetarët” nuk janë të prirur ta lënë Marmoush të largohet për më pak se shuma që paguanë për të vitin e kaluar, e cila ishte 80 milionë euro.

Nga ana tjetër, Spurs kanë treguar ambicie të mëdha gjatë kësaj vere. Tottenham ka shpenzuar tashmë 268 milionë euro për afrimet e Sandro Tonali, Mateus Fernandes dhe Jan Paul van Hecke gjatë kësaj merkatoje verore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot