Një hipotezë e bujshme po qarkullon mes Milanit dhe Manchester Cityt: një shkëmbim mes Rafael Leao dhe Rúben Dias. Sipas SportMediaset, ardhja e Jorge Mendes në Milano mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në merkato. Agjenti portugez mund të luajë rol kyç në një operacion që do të ndryshonte ndjeshëm skuadrat.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, por ideja është që Leão të transferohet te City, ndërsa Rúben Dias të bëhet lojtar i Milanit.
Burimi:
Bota Sot
