Harry Kane pranoi çmimin “”Këpuca e Artë”

0%

Harry Kane është nderuar me Këpucën e Artë të Evropës për sezonin 2025/26, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë në karrierë. Sulmuesi i Bayern Munich u vlerësua në ceremoninë e zhvilluar sot në muzeun e klubit, pasi shënoi 36 gola në Bundesliga sezonin e kaluar.

Kane e pranoi çmimin dhe falënderoi klubin, trajnerët dhe bashkëlojtarët, duke e cilësuar sezonin e kaluar si një nga më të mirët e karrierës së tij. Me këtë sukses, anglezi konfirmohet edhe një herë si një prej golashënuesve më të mëdhenj në Evropë.

Burimi: Bota Sot