Como pas mesfushorit Ricci

0%

Como po kërkon përforcime italiane për aventurën historike në Champions League dhe Samuele Ricci është një nga objektivat kryesorë. Sipas Gazzetta dello Sport, klubi i Cesc Fabregas ka nisur kontaktet me Milanin për mesfushorin italian, i cili mund të largohet nga kuqezinjtë.

Como ka shpenzuar rreth 127 milionë euro këtë merkato dhe tani synon të afrojë lojtarë italianë që mund të jenë protagonistë në Evropë. Në radar mbetet edhe Moise Kean i Fiorentinës, por edhe për këtë të fundit Fiorentina ka refuzuar dy oferta..

Burimi: Bota Sot