Synohen Savinho dhe Marmoush

0%

Tottenhami po tenton të realizojë një tjetër goditje të madhe në merkato, me klubin londinez që ka piketuar Savinhon dhe Omar Marmoush të Manchester City-t. Sipas “The Athletic”, gjatë orëve të fundit ka pasur përparime të rëndësishme në negociatat për të dy lojtarët dhe një marrëveshje mund të marrë formë shumë shpejt. Zhvillime të reja priten që prej ditës së enjte.

Savinho nuk konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit teknik të Enzo Maresca-s, ndërsa Marmoush është prej fillimit të verës një nga lojtarët që Manchester City është i gatshëm të largojë. Tottenham kërkon të përfitojë nga situata dhe të sigurojë dy përforcime të rëndësishme për repartin ofensiv.

Nëse realizohen të dy transferimet, klubi londinez do ta kompletonte një merkato spektakolare. Deri tani, Tottenham ka shpenzuar 229.5 milionë paundë në këtë merkato për afrimet e Sandro Tonalit, Mateus Fernandes dhe Jan Paul van Hecke.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse do të arrijë marrëveshje edhe për Savinhon dhe Marmoush, Tottenhami do të konfirmonte ambiciet e tij për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të synuar objektiva të mëdha në sezonin e ri.

Burimi: Bota Sot