Lautaro Martinez është kthyer në objektiv kryesor të Barcelonës. Nga Spanja raportohet se këtë javë klubi katalanas do të dërgojë ofertën e parë te Inter, e cila kap shumën e 70 milionë eurove. Argjentinasi është kërkesë e trajnerit Hansi Flick, i cili e sheh “El Toro” si të duhurin për repartin e sulmit.
Kujtojmë se deri para pak ditësh, Barcelona ishte në gjurmët e Julian Alvarez, por Atletico Madrid e “burgosi” sulmuesin. Kështu, Inter duhet të mendohet mirë pasi situata është alarmente me një shitje të argjentinasit në fundin e merkatos. Pritet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet për këtë lëvizje të bujshme.
