Bruno Fernandes ka vendosur të qëndrojë te Manchester United, pavarësisht interesimit të ri nga klube jashtë Anglisë. Sipas Daily Mirror, kapiteni portugez dëshiron të vazhdojë në Old Trafford, ndërsa Manchester United nuk ka asnjë plan për ta humbur liderin e skuadrës dhe është i vendosur ta mbajë atë.
Fernandes është në vitin e fundit të kontratës së tij, por United ka një opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një sezon. Klubi ka nisur gjithashtu bisedimet për një kontratë të re me mesfushorin 31-vjeçar. Interesim për Fernandes kanë shfaqur klube si Galatasaray, Juventus dhe AC Milan, por qëndrimi i lojtarit është i qartë: ai dëshiron të vazhdojë aventurën me Manchester United.
