– “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim” – Qytetarët mesazhe të forta: Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona Edhe sot, në këtë ditë të 81-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta kundër pushtetit.
Në një pankartë, protestuesit shprehen se arroganca e kryeministrit Edi Rama duhet të mbarojë dhe se korrupsioni duhet që të ndëshkohet. “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim”, thuhet në një pankartë me imazhin e kryeministrit Rama. Pankarta nga protesta Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhet: “Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona”.
