Trajneri i Pafos ka ankesa për fushën e “Elbasan Arenës”

0%

Trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Dinamos, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Conference League. Tekniku portugez i qipriotëve ka ankesa për fushën e stadiumit “Elbasan Arena”, por thekson se ekipin e tij e pret një betejë nesër dhe se synimi i Pafos është që të largohet me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë.

“Jemi gati për ndeshjen e nesërme kundër Dinamos. Shqetësimi i vetëm në këto momente është fusha, duhet të ishte në kushte më të mira. Nuk besoj se kjo fushë është në nivelin e ndeshjes së rëndësishme që do të luajmë nesër. Dinamo është një kundërshtar i fortë.

Sigurisht që kjo fushë është mirë për ta, sepse ata pëlqejnë të vrapojnë, të luftojnë dhe mendoj që nesër duhet të jemi të përgatitur për këtë lloj ndeshjeje. Do të jetë luftë për ne. Duam që të marrim një rezultat pozitiv në transfertë. Do të synojmë që të kontrollojmë topin dhe lojën. Duhet të tregohemi të zgjuar. Ndonjëherë duhet të dish ti luash këto ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Objektivi ynë kryesor për nesër është që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto.

Burimi: Bota Sot