Futbollisti Joshua Zirkzee mund të largohet nga Manchester United para përfundimit të afatit kalimtar. Sipas gazetës “The Guardian”, Napoli është interesuar për sulmuesin holandez, ndërsa po përpiqet të përforcojë edhe më tej repartin e sulmit. Në të njëjtën kohë, klubi italian po ndjek edhe Nicolas Jackson të Chelseat dhe Gabriel Jesus të Arsenalit.
Megjithatë, për të realizuar një tjetër transferim të madh, Napoli duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadrën aktuale. Sipas Transfermarkt, Zirkzee vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit 2029, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
