Real Madrid nuk humb kohë dhe kërkon transferimin direkt të yllit të

0%

Racing Santander e nisi me barazim 2:2 ndaj Villarreal rikthimin në La Liga, pas plot 14 sezonesh. Në ndeshjen hapëse, ra në sy perfomanca e Sergio Martinez, mesfushorit 19-vjeçar i cili shënoi dhe një nga golat. Paraqitja e Martinez ndaj Villarreal nuk është sporadike, pasi mesfushori i ri ka kohë që tregon një nivel të lartë në fushë dhe ka disa ekipe që interesohen për të.

Sipas AS, Real Madrid është futur fuqishëm në garë për transferimin e sergio Martinez këtë verë, klauzola e të cilit është vetëm tre milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid të blejë kartonin e lojtarit dhe ai të vazhdojë të qëndrojë te Racing Santander, në formë huazimi.

Debutimi i tij mbresëlënës në La Liga po përshpejton gjithçka dhe brenda javës pritet të ketë reja për të ardhmen e mesfushorit të talentuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot