Vazhdon rinovimi i Teatrit ODA

0%

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një prej hapësirave më të rëndësishme për skenën e pavarur dhe artin bashkëkohor në Kosovë. Pas më shumë se dy dekadash të veprimtarisë artistike, Teatri ODA po i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm me synimin për të krijuar kushte më të mira për artistët dhe publikun.

Sipas njoftimit të ministres në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore në vend. “Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë”, ka bërë të ditur Bogujevci.

Ajo ka theksuar se përmes këtij investimi synohet që Teatri ODA të vazhdojë ta ruajë rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për zhvillimin e skenës artistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rinovimi i këtij institucioni pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet për realizimin e shfaqjeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, në shërbim të komunitetit artistik dhe publikut.

Burimi: Bota Sot