Vrasja e turistit në Ksamil, qeveria portugeze: Po ndjekim rastin!

0%

Qeveria portugeze ka reaguar në lidhje me vrasjen e turistit 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes një ditë më parë në Ksamil, ngjarje për të cilën u vunë në pranga 11 persona, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë. Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez.

Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se informacionet i kanë marrë përmes mediave dhe se nuk kanë ende një njoftim zyrtar në lidhje me atë që ka ndodhur në Ksamil.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale. Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë për të ndarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet” , tha zyrtari për median portugeze “Renascença”.

Burimi: Bota Sot