Ekipi i Struga Trim Lum, edhe pse ka pasur një start mjaft të mirë të sezonit, ka vendosur të sjellë edhe një përforcim të ri. Bëhet fjalë për repartin e sulmit. Bëhet fjalë për futbollistin ndërkombëtar nga Nigeria, Daniel Akinlosotu, i cili së fundmi ka luajtur në Qipro, te skuadra Monmerexhe. Më parë, ai kishte qenë nën kontratë me ekipin turk Alanyaspor.
Me ardhjen e tij, Struga TL fiton cilësi shtesë në pozicionin e sulmit, përkatësisht në krahun e sulmit. Nigeriani është gjithashtu këmbëmajtë, gjë që e bën edhe më të vlefshëm për ekipin.
