Abdixhiku negocion me Kurtin, deputetë të LDK-së e akuzojnë

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Disa deputetë të Lidhjes Demokratike dyshojnë se Albin Kurti nuk synon arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, por është duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto dyshime i shprehën pas takimit të së martës mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Sipas njohësve të zhvillimeve, këto deklarata të deputetëve të LDK-së tregojnë se edhe nëse arrihet marrëveshja ajo mund të mos jetë e sigurt Deputetë të Lidhjes Demokratike (LDK), që shihen si krah me qëndrime të forta kundër kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, se nuk e ka qëllim zgjedhjen e presidentit, por zgjedhjet e reja.

Akuzat i kanë bërë një ditë pasi Abdixhiku u takua me Kurtin për gjetjen e një emri konsensual për presidentin. Kurti ritheksoi se ka vullnet për marrëveshje për presidentin, duke shtuar se ky vullnet “duhet t’i bëjë optimistë”. Optimizëm shprehu edhe Abdixhiku. Por, disa deputetë të LDK-së nuk kanë shprehur besimin se Kurti ka qëllim zgjedhjen e kreut të shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se janë mbajtur tri palë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Kësaj ia ka shtruar pyetjen “Pse?”. Edhe Arbëri 15 gus 2026 Cila do të jetë formula e zhbllokimit?

“Nga ‘s’bën qerrja para kalit’, deri te ‘nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje’ – janë arsyetimet më banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime.

E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme”, ka shkruar Bajrami në Facebook. “Tash thonë: ‘nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje’. Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje.

Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?”. Ajo ka thënë se sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë: “Çka po don Albin Kurti? Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve? Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?”.

Pas takimit të së martës, Kurti dhe Abdixhiku kanë thënë të kenë folur për profilin e presidentit, për të cilin thanë se duhet të jetë jopartiak e konsensual. Por, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka vënë në pikëpyetje kriteret e listuara nga Kurti. “Albin Kurti duke kërkuar një president me vlera, kontribute dhe merita!

Qysh po i bie kjo tash, derisa vendi po mbahet pa institucione funksionale dhe në mospërputhje me Kushtetutën. Një president i tillë, në fakt, nuk do ta lejonte një Albin të tillë. Mbetet të shihet, ndoshta ‘ndryshon’”, ka shkruar Zemaj në rrjete sociale. Para tyre ka reaguar deputeti Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se i gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet parlamentare është në terren jokushtetues. “Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve.

Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet; Funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri. Vendimet e kësaj qeverie janë qartësisht të kontestueshme. Për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nga betimi si deputete, ish-kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e presidentes. Ajo nuk është më kryetare e Kuvendit, pasi ajo legjislaturë është mbyllur me dhënien e betimit të 120 deputetëve të rinj”. Sipas Hotit, shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë.

Edhe Arbëri 13 gus 2026 Ndryshimi i qëndrimit të LDK-së “hesht” Vetëvendosjen “Vetëm dikush që është kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie”, ka shkruar ai. Menjëherë pas takimit, reagoi edhe deputeti Arben Gashi, nëpërmjet një proverbi. “Populli thotë: ‘U mbars mali, polli ni mi’.

Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja. Kjo asht ajo që ndodh kur propaganda e zëvendëson punën, e pushteti madhështinë e premtimeve”, shkroi ai. Për kah numri i postimeve kundër Qeverisë, kampione është deputetja Janina Ymeri.

Mes disa postimesh që i ka publikuar në rrjete gjatë së mërkurës, është edhe ky: “Bëhet i dukshëm korrupsioni qeveritar deri në çnjerëzi: Kush menaxhon paranë në shtet nis ditën me freski. Kush jep paranë për shtet, pret se kur po i vjen terapia në Onkologji”.

Kurti dhe Abdixhiku thanë se çështjen për kriteret për presidentin dhe emrat e mundshëm të kandidatëve do t’i diskutojnë edhe brenda subjekteve të tyre politike për të vazhduar më pas takimin. Sipas asistentes së Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Leonora Bajrami, deklarimet e deputetëve të LDK-së tregojnë se edhe nëse arrihet marrëveshja ajo mund të mos jetë e sigurt.

“Lidershipi i LDK-së po negocion, pasi kemi parë në vazhdimësi diskutime brenda LDK-së mbi mënyrën se si duhet të pozicionohet partia. Kjo e bën edhe më të komplikuar situatën, sepse nuk mjafton vetëm marrëveshja mes Abdixhikut dhe Kurtit, por edhe pranimi i saj nga deputetët e LDK-së. Pra ndodheni në situatën kur marrëveshja ende është e mundur, por nuk është e sigurt.

Treguesi i saj do të jetë nëse në diskutimet e ardhshme do të prodhojnë emra konkretë për presidentin”, ka thënë Bajrami.

Edhe Arbëri 13 gus 2026 LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë, do president jopartiak Deputetët që reaguan janë në mesin e zyrtarëve të LDK-së që në fund të korrikut tentuan ta shkarkonin kryetarin Abdixhiku përmes Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, nismë kjo e cila dështoi. Më 7 gusht ishte afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit do të fillonte rrjedhja e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. Nëse ky afat përfundon pa u zgjedhur presidenti, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Burimi: Koha