Juventus nuk mjaftohet

0%

Juventus zyrtarizoi ditën e djeshme huazimin e Guglielmo Vicario nga Tottenham për një sezon, me të drejtë blerje për 10 milionë euro në total bashkë me bonuset. Megjithatë, Vicario ndoshta mund të mos jetë përforcimi i vetëm i bardhezinjve për portën.

Në rast largimi të Michele Di Gregorio për të cilin ka interes konrket nga Marseille dhe ish-klubi i tij, Monza, por edhe të Mattia Perin, për të cilin ka interes nga Palermo, atëherë Juventus do të tentojë transferimin e Emil Audero, portierit të Como-s, bën të ditur Gianluca Di Marzio.

Audero ka dalë nga akademia e Juventusit, por bëri vetëm një paraqitje në Serie A për bardhezinjtë në ditën e fundit të sezonit 2016-17 përpara se të bashkohej me Venezia dhe Sampdoria në huazim, dhe më pas të nënshkruante për Sampdorian në një marrëveshje të përhershme në vitin 2019.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që atëherë ai ka pasur periudha me Interin, Comon, Palermon dhe Cremonese dhe ka grumbulluar 208 paraqitje në Serie A.

Burimi: Bota Sot