Aksidenti tragjik në Manzë, mësuesit e 15-vjeçarit që vdiq: Ikja e

0%

Humbja e parakohshme e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, i cili u shua si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës, ka lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme për miq, familjarë e të gjithë njerëzit e tij të afërm.

Shkolla ku ai kryente studimet ka bërë një dedikim prekës për të miturin, duke shkruar se ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa shpreh ngushëllime ndaj familjarëve për këtë tragjedi. “Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri.

Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe në zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme. Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë. U prehtë në paqe shpirti yt Alvi!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“, thuhet në reagim. Në aksidentin tragjik humbën jetën edhe çifti i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe partnerja e tij italiane Sara Brugentelli. Të plagosur mbetën Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç.

Burimi: Bota Sot