Një lajm interesant vjen nga Spanja. Barcelona ka arritur marrëveshjen me portierin kroat Dominik Livakoviç. Gardiani i Fenerbahçes ka dhënë dritën jeshile për transferimin te gjigantët katalanas. Pas marrëveshjes me lojtarin, Barcelona ka nisur tashmë negociatat me Fenerbahçen për të finalizuar transferimin.
Klubi spanjoll synon të gjejë sa më shpejt gjuhën e përbashkët me skuadrën turke për shifrën e transferimit. Livakoviç mund të bëhet kështu përforcimi i radhës i Barcelonës për sezonin e ri.
