Të paktën 100 persona mund të kenë vdekur – u shemb miniera e arit në

0%

Të paktën 100 persona mund të kenë humbur jetën pas një rrëshqitjeje dheu në një minierë ari në Republikën e Afrikës Qendrore, kanë bërë të ditur burime lokale për agjencinë e lajmeve AFP. Ngjarja ka ndodhur të martën në zonën e minierave Zamboye, pranë kufirit të Republikës së Afrikës Qendrore me Kamerunin.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar të viktimave, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Laurent Ngon Baba, një zyrtar i zgjedhur nga qyteti i Babouas, ka thënë për AFP-në se në këtë fazë është e vështirë të përcaktohet numri përfundimtar i viktimave.

Sipas prokurorit publik të Babouas, incidenti dyshohet se është shkaktuar nga “shembja e disa tuneleve nëntokësore në të cilat po punonin minatorët” . Pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket se tregojnë një masë të madhe dheu që shkëputet nga një pjesë e minierës dhe rrëshqet drejt një grupi njerëzish, duke varrosur disa prej tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një minator që ndodhej në vendngjarje e ka përshkruar incidentin si “katastrofik” . “Dheu u shemb plotësisht dhe varrosi njerëz”, ka thënë ai. Ndërkohë, guvernatori i rajonit lindor të Kamerunit, Gregoire Mvongo, tha për radion shtetërore CRTV se Kameruni po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e Republikës së Afrikës Qendrore për t’u përballur me pasojat e kësaj tragjedie.

Kërkimet për personat që mund të kenë mbetur të bllokuar në minierë vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com