Një pilot i një avioni privat realizoi një ulje dramatike emergjente të martën pasdite, më 18 gusht, në aeroportin Akron-Canton të Ohios, pasi ingranazhi i rrotës së avionit u bllokua dhe u bë i papërdorshëm. Avioni, një Cessna Citation i kompanisë NetJets, ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Washington Dulles kur u shfaq problemi me ingranazhin e përparmë të uljes.
Pamjet e regjistruara në aeroport tregojnë momentin dramatik kur rrotat e pasme të avionit prekin pistën, ndërsa piloti arrin të mbajë hundën e avionit të ngritur, duke shmangur kontaktin e saj me pistën dhe një aksident të mundshëm.
Sipas zjarrfikësve dhe dëshmitarëve okularë, piloti fillimisht qarkulloi disa herë mbi aeroport, ndërsa përpiqej të zgjidhte problemin dhe të ulte ingranazhin e rrotës. Një pilot me përvojë, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe e regjistroi incidentin, tha se piloti ndoqi procedurat e emergjencës. “Bëri gjithçka që ishte e mundur.
Siç mund ta shihni në video, ai bëri një punë të shkëlqyer”, tha ai. ABD’de ön iniş takımları açılmayan özel jet, pilotun ustaca müdahalesiyle güvenli şekilde piste iniş yaptı. pic.twitter.com/0CxZoelWi9 — ENSONHABER (@ensonhaber) August 19, 2026
